• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ “Kapiten Amerika” shpëton “kuqezinjtë”, Milan triumfon ndaj Genoa dhe parakalon “kushërinjtë”

07/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkohej fitore për të kapur vendin e parë të Serie A dhe ashtu ndodhi. “Kuqezinjtë” e Milan kanë dhënë maksimumin në “Stadio Luigi Ferraris”, mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa kanë arritur të mundin vendasit e Genoa, me rezultatin minimal, 0 me 1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 87’ të saj, ku një krosim i talentit 20-vjeçar të mesfushës, Yunus Musah kapet bukur nga “fantazisti” Christian Pulisic ose siç thërritet nga tifozët “Kapiten Amerika” dhe me një goditje potente brenda zonës mposht portierin Martinez, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Me këtë fitore, “djajtë” e Milanos kapin vendin e parë në renditje, duke parakaluar me 2 pikë, “kushërinjtë” e Inter, ndërsa në krahun tjetër, skuadra e Genoa zbret me 1 vend në renditjes, duke u pozicionuar në vendine  15 me vetëm 8 pikë.

Ndërkaq, në përballjen e radhës të Serie A, “kuqezinjtë” e Milan do të përballen me “bardhezinjtë” e Juventus, ku përveç se do të vuajnë mungesën e anësorit të mbrojtjes, Theo Hernandez, tashmë duhet të vuajnë dhe mungesë e “gardianit” francez, Mike Maignan, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq, pas ndërhyrjes së gabuar, nga ish-“bomberit” të Partizanit, Caleb Ekuban. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Next Post

Lista e përzgjedhësit Primozh Gliha në sytë e analistëve të futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.