Monday, 13. April 2026
Sport

VIDEO/ E mbylli ndeshjen si portier me pritje fantastike, Zhiru: Fanellën do ta vë në kornizë, ja pse hyra unë në portë

GS 07/10/2023 1 Min. Lesezeit

Olivier Zhiru e ka mbyllur ndeshjen e sotme mes Milanit dhe Xhenoas si portier. Pas daljes me karton të kuq të Menja, ai u desh të merrte fanellën e gardianit të kuqezinjve në minuta e fundit dhe bëri një dalje që shpëtoi tre pikët për skuadrën e tij në një aksion në zonë.

6207d491658da6d44651a4152914ad45-68182-oooz0000

“Unë kurrë nuk kam përjetuar një moment si ky. Jam shumë krenar për këtë ekip: ne luftuam deri në fund dhe bëra një pritje të madhe. Ne luftuam si luanë dhe jam shumë i lumtur për këta tifozë.

A vlente sa një gol ndërhyrja? Pothuajse. Nuk e dija nëse Kalabria po më jepte topin me kokë, kështu që i thashë vetes të dilja në vend që të qëndroja në portë. Kështu e ndjeva dhe më shkoi mbarë.

SHIH VIDEON E PRITJES

Pse në portë? Për shkak se unë jam më i madhi në Itali, kur isha i vogël më pëlqente të futesha në portë.

A do ta mbaj këtë fanellë? Sigurisht, do ta vendos në një kornizë”, tha pas ndeshjes 37-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: