• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U “dëbua” nga Hansi Flik, Nagelsman rikthen mbrojtësin në kombëtare: Koha të tregojmë lakmi

08/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i përfaqësueses gjermane, Julian Nagelsman, u emërua në këtë pozitë vetëm para pak javësh, i cili ka si mision realizimin e një paraqitjeje sa më dinjitoze nga kombëtarja organizatore në “Euro 2024”.

nagelsman

Edhe pse ai u kritikua mjaft nga legjendat e “pancerave” për moshën e re dhe eksperiencën “e vakët”, sërish bordi i federatës ia besoi këtë detyrë të vështirë, pas shkarkimit të Hansi Flikut, si pasojë e rezultateve zhgënjyese.

Ditë e djeshme, Nagelsman fill pas pasqyrimit të emrave të 26 lojtarëve që do të jenë në dispozicion në testet karshi SHBA-së dhe Meksikës, ku bie në sy rikthimi i Mats Humels dhe 3 lojtarëve të rinj, ka folur edhe rreth synimeve në këto miqësore.

NAGELSMAN- “Momenti i përshtatshëm për të krijuar një ide sa më të përgjithshme se kush e meriton të jetë pjesë e jona. Ne duhet t’u japim shansin lojtarëve që po dëshmojnë formë të mire në klubet respektive. Qëllimi përkon me përshtatjen në një kohë të shkurtër, e ku futbollistët të jenë të gatshëm në zbatimin e taktikave.

Edhe pse koha është e shkurtë dhe nuk pritet ndonjë diferencë e jashtëzakonshme, sërish kam ambicien dhe dëshirën të kërkoj më të mirën nga grupi. Lakmia do të na shtyjë drejt fitoreve në testet e radhës, e cila do të ndikojë pozitivisht edhe në riorganizimin e frymës mbizotëruese, pas një periudhe jo të lehtë”, tha Julian Nagelsman në daljen para mediave.

Ditën e diel, 26 futbollistë do të mblidhen në qendrën stërvitore të Frankfurtit, teksa një ditë më pas ata do të udhëtojnë drejt Bostonit në SHBA, “streha” ku do të mbahet edhe ndeshja, ndërsa 3 ditë më vonë do të zhvendosen drejt Filadelfias, në vigjilje të miqësores pasuese me Meksikën (17 tetor).

6554

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sonte derbi i madh Prishtina – Ballkani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.