Pas fitores së Proton Cable Prizrenit ndaj Vëllaznimit xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë të dielën me dy përballje mjaft interesante.
Sigal Prishtina do të përballet me Golden Eagle Yllin, shkruan Lajmi.net.
Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.
Kjo përballje do të zhvillohet në ora 17:00.
Të dielën do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin, me fillim nga ora 19:00.
Për skuadrën nga Istogu kjo është hera e parë që luan në elitë dhe janë në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë në tre ndeshje.
Por, kjo xhiro nuk do të përfundojë me ndeshjet e së dielës, pasi kryendeshja do të zhvillohet të enjten.
Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Pejës dhe Trepcës.
Ky është një ballafaqim mes kampionet dhe fitueses së Kupës dhe Superkupës së Kosovës.
Po ashtu të dy skuadrat e kanë nisur kampionatin shumë mirë me dy fitore në dy ndeshje. /Lajmi.net/