Friday, 15. May 2026
Sport

Sherri mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë/ Arrestohen 8 persona, nën hetim 20 të tjerë

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Policia ka shoqëruar 106 tifozë të ekipeve “KF Tirana” dhe “KF Vllaznia” pas një sherri në Rrugën e Kombit. Nga këta 8 persona janë arrestuar ndërsa 20 të tjerë janë proceduar. Të arrestuar janë Klejvi Xeka, Klejdi Zyka, Renato Markgjoni, Ismail Asllani, Klodian Dumi, Rakip Lala, Fabjon Kurti, Frensi Shehi.

Tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

 

Teilen: