Monday, 13. April 2026
Sport

Autobusi i ekipit të Barnsley në Angli përfshihet nga flakët

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Autobusi i Barnsley FC u përfshi nga flakë pasi pësoi “komplikime” teksa skuadra po kthehej nga ndeshja e tyre kundër Exeter City.

Skuadra e Ligës së Parë ka thënë se “të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore” pas zjarrit, shkruan lajmi.net.

  

Një video e shpërndarë në Snapchat nga mbrojtësi i Barnsley, Barry Cotter, tregon autobusin duke marr flakë në anë të një rruge të ngarkuar.

Dikush jashtë kamerës thotë “do të duhet të fluturojmë për në Orient tani” në lidhje me ndeshjen e radhës të ekipit kundër Leyton Orient.

Barnsley fitoi ndeshjen e tyre kundër Exeter City 1-0. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: