Olivier Giroudi u detyra të luante në portë në ndeshjen kundër Genoas, pasi Mike Maignan, u përjashtua direkt me karton të kuq.
Kombëtarja e Francës ka vendosur të tallet me sulmuesin, shkruan Lajmi.net.
Franca përmes një postimi në twitter, e kanë futur Giroudin në listën e portierëve me mbishkrimin:
“Pra, na u desh të përditësojmë listën”.
Du coup, on a dû actualiser la liste 😂@_OlivierGiroud_ 🧤😜 pic.twitter.com/rBZX9RwctW
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) October 7, 2023
Milani ka shfrytëzuar barazimin e Interit ndaj Bolognas, duke fituar sonte ndaj Genoas për t’u bërë lider në Serie A.
Vëmendje nga kjo ndeshje mori edhe paraqitja e Giroudit si portier i “Kuqezinjve”, pasi sulmuesi francez bëri një ndërhyrje vendimtare në fundin e ndeshjes, për të mbajtur portën e paprekur. /Lajmi.net/