Reali kryeson kampionatin spanjoll, por Barcelona nuk e ka njohur ende humbjen këtë sezon, as në La Liga (gjashtë fitore dhe dy barazime) dhe as në Ligën e Kampioneve (dy fitore) dhe mund të mburret për momentin se është e vetmja skuadër nga ligat e mëdha europiane që nuk ka humbur asnjë ndeshje.
Reali, Mançester Siti, Arsenali, Bajerni i Mynihut, Interi, Milani apo PSG-ja, të gjitha kanë pësuar të paktën një humbje.
Ndërsa Barcelona vazhdon e pathyer, ndonëse në këtë sezon ka pasur jo pak vështirësi, duke pësuar më shumë gola se zakonisht. Për më shumë, nga klubet e mëdha në Europë, Barcelona është ajo që ka shënuar më shumë gola, 25, po aq sa edhe Mançester Siti.
PANORAMASPORT.AL