Tuesday, 1. September 2026
Sport

Shkëndija nuk ndalet as ndaj Vardar, Struga kalon lehtshëm Sileksi-n

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Fitojnë Shkëndija dhe Struga në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë nga Tetova siguruan tri pikët e radhës duke thyer 0-2 Vardarin.

Golat e fitores për Shkëndijën, u realizuan në fraksionin e dytë të takimit nga Metodi Maksimov dhe Almir Aganspahic.

Shkëndija vijon të kryesojë kampionatin me 23 pikë, katër mbi Shkupin dhe pesë më shumë se kampionët e Strugës, të cilët kanë luajtur një takim më pask.

Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi 2-0 në shtëpi përballë Sileksit. Falë dygolëshit të Marjan Radeskit.

Teilen: