Tuesday, 1. September 2026
Sport

Andi Zeqiri shënon gol të bukur për Genkun  

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Andi Zeqiri ka shënuar gol në sfidën që u mbyll 1-1 mes Gent dhe Genk, xhiro kjo e cila ishte e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit belg.

Zeqiri shënoi në minutën e 63-të një gol mjaft të bukur për t’i dhënë avantazhin Genkut.

  

Ky ishte goli i dytë për Zeqirin në këtë edicion të ri të garave në Belgjikë, teksa kujtojmë që ky është sezoni i tij debutues me fanellën e gjigantit belg.

Zeqiri u transferua tek Genk pas një aventure me Baselin në Zvicër me klubin belg që bleu përfundimisht kartonin e tij nga Brighton për shumën e 3 milionë eurove.

  

  


Teilen: