Prishtina dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ëshytë ankuar pas ndeshjes në tre tifozë.
“Barazimi ishte rezultati më i drejtë i asaj që ofroi loja. Janë tre veta që shajnë vazhdimisht. Të prishin këtë lloj imazhi të Prishtinës, me praninë e policisë, vëzhguesit, është e papranueshme. Më pas ishte një polic që bëri një gjest që nuk i shkon policit. Këta tre në mënyrë të vazhdueshme pas bankinës time kanë qëndruar. Edhe policia duhet të ndërhyj për t’i nxjerr jashtë stadiumit. Unë do ta kërkoj të drejtën time. Tifozët e tjerë të Prishtinës i përshëndes pasi e kanë përkrahur skuadrën e tyre”, ka thënë Daja i revoltuar për Art Motion, shkruan lajmi.net.
Ballkani me këtë barazim kthehet në pozitën e parë me 20 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e pesta me 12 pikë. /Lajmi.net/