• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daja ankohet për tre tifozë që e ofenduan gjithë kohë

08/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se ndeshja me Prishtinën ishte e barabartë, ndërsa është ankuar që tre tifozë vendas e kanë sharë vazhdimisht prapa bankinës ku qëndron ai. 

Daja ka mbetur i befasuar edhe me sjelljen e një polici, prej të cilit ka kërkuar që t’i largojë tifozët që bënin sharje.

“Prishtina bëri futboll të mirë. Por loja ishte thuajse e barabartë. Barazimi ishte rezultati më i drejtë i asaj që ofroi loja”, ka thënë Daja lidhur me ndeshjen.

Ai ka vlerësuar atmosferën, por është ndalur te tre individët.

“Janë tre veta që shajnë vazhdimisht. Të prishin këtë lloj imazhi të Prishtinës, me praninë e policisë, vëzhguesit, është e papranueshme. Më pas ishte një polic që bëri një gjest që nuk i shkon policit. Këta tre në mënyrë të vazhdueshme pas bankinës time kanë qëndruar”.

“Edhe policia duhet të ndërhyj për t’i nxjerr jashtë stadiumit. Unë do ta kërkoj të drejtën time. Tifozët e tjerë të Prishtinës i përshëndes pasi e kanë përkrahur skuadrën e tyre”, ka thënë Daja pas ndeshjes.

Next Post

VIDEO/ “Shokohet” Napoli, Fiorentina “turpëron” kampionët në “Diego Armando Maradona”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.