Friday, 15. May 2026
Sport

La fushën i dëmtuar, ja si paraqitet gjendja e Dibalës

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Paulo Dibala la fushën i dëmtuar në fund të pjesës së parë në ndeshjen Kaljari-Roma, pas një përplasjeje të ashpër në mesfushë me Mateo Pratin. 

tru

Sipas “Gazzetta.it”, argjentinasi nuk ka pësuar një dëmtim serioz, por ka vetëm një tendosje të lehtë në ligamentin kolateral, i cili shkakton simptoma të dhimbshme, por që mund të zgjidhet mjaft shpejt. Ai do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme me kombëtaren e tij. 

Dibala do të fillojë menjëherë fizioterapinë specifike dhe mund të rikthehet pas pushimit, megjithëse nuk është e sigurt se do të jetë në dispozicion për ndeshjen në “Olimpiko” kundër Monzës. 

Me shumë gjasa, 29-vjeçari mund të dëshirojë të rikuperohet më i qetë dhe pa rreziqe, për t’u paraqitur pa probleme për ndeshjen e 29 tetorit në “San Siro” kundër Interit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: