Saturday, 23. May 2026
Sport

“Më pëlqen shumë Italia”, rrëfehet Guardiola: Ja e vërteta me Juventusin

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

Pep Guardiola ishte i ftuar në një event për sa i përket talenteve të futbollit, me teknikun spanjoll që u ndal të fliste për një histori të vjetër me Juventusin.

Guardiola5

Katalanasi u përfol se do të drejtonte bardhezinjtë në vitin 2019 dhe duket se ai ka vendosur të thyejë akujt dhe të tregojë të vërtetën.

“Nuk më kanë kërkuar kurrë. A do të drejtoj ndonjë ditë në Itali? Më pëlqen shumë si vend, ushqimi është shumë i mirë dhe shkoj shpesh për të kaluar pushimet. Nuk e kam ndjekur së fundmi futbollin italian, por jam i sigurt se ka shumë talente”, u shpreh Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: