Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha dhe menaxheri Bajram Shala kanë folur në një konferencë për media para ndeshjeve të muajit tetor në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro2024”.
Trajneri slloven sqaroi situatën e shumëkomentuar me Edon Zhegrovën në takimin e fundit kundër Rumanisë në Bukuresht, pas skandalit të huliganëve rumunë me mesazhin “Kosova është Serbi”.
Ai tha se e tërhoqi Zhegrovën për ta qetësuar dhe njëkohësisht theksoi se ka kërkuar nga ai të shënonte tre gola.
“Ka qenë një situatë speciale. Gjithë ekipi u drejtuan te gjyqtarët. Ishte e vështirë emocionalisht. Unë qendrova t’i mbroj lojtarët nga ndëshkimet. Desha t’i qetësoj. E tërhoqa Edon Zhegrovën dhe i thash shko shënoj tre gola” – tha Gliha në konferencë, shkruan lajmi.net.
Dardanët do të ndeshen me Andorrën më 12 tetor në udhëtim, ndërkohë tri ditë më vonë në program e ka ndeshjen me Izraelin, por që kjo sfidë pritet të shtyhet për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.
Kosova është pa gjasa në Grupin I me katër pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve./Lajmi.net/