• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ksavi flet për golin e anuluar të Zhoao Feliks: Gjyqtarët gabuan, për mua është e qartë… (VIDEO)

09/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez ka folur pas ndeshjes, duke nënvizuar se ekipi i tij e dominoi sfidën. Por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për të dalë me tri pikë nga Granada. HGFJ

“Mendoj se e dominuam lojën praktikisht në tërësinë e saj. Ne patëm raste dhe merituam më shumë, por për shkak të gabimeve tona… nuk mund të dalim në fushë ashtu. Kishim folur për rrezikun e tyre. Na duhej të ishim shumë më të kujdesshëm. Unë mendoj se në fund e merituam ta fitonim takimin, por morëm një pikë që për ne është e pamjaftueshme”, deklaroi fillimisht Ksavi.

GABIMET – “Kemi gabuar shumë, si në golin e parë të tyre ashtu dhe në golin e dytë. Kanë qenë minuta jo të mira. Pas golit të parë që shënuam kemi marrë frenat e lojës, skuadra kishte besim. Në tërësi ndjesitë janë pozitive sa i përket paraqitjes, por jo për rezultatin”.

POLEMIKAT – Por Ksavi ka polemizuar dhe me gjyqtarët për golin e anuluar të Zhoao Feliksit në kohën shtesë. (VIDEO)

“Gjyqtari i katërt më tha se Ferran Torres e ka prekur topin në krosimin e Kanselos. Por për mua është e qartë që nuk e prek. Kemi sërish një krosim, kë po pengon Ferran? Topi po adresohej në shtyllën e dytë, ndërsa Ferran ishte në shtyllën e parë. Mendoj se është gabuar me golin e tretë”, tha Ksavi pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ballkani reagon ashpër pas takimit me Prishtinën: Ilir Daja ishte cak i sulmeve nga disa personave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.