Inter Majemi ka pësuar një tjetër humbje në kampionatin amerikan dhe aktualisht janë larg mundësisë për të kaluar në fazën e playoff-it të MLS.
Pas ndeshjes, trajneri Gerardo Martino doli në një konferencë për shtyp ku u ndal më shumë tek Lionel Mesi dhe rikthimi i tij i mundshëm tek Barcelona.
“Ndoshta Mesi shkon atje për argëtim ose për të vizituar Barcelonën. Sido që të jetë, unë nuk di asgjë për të…”, tha ai.
Të gjithë në “Camp Nou” janë të emocionuar për një rikthim të mundshëm të Mesit edhe pse nëse do të ndodhte do të ishte në formë huazimi.
PANORAMASPORT.AL