Edon Zhegrova ka marrë vëmendje me anë të një veprimi në ndeshjen e fundjavës me Lille në Ligue 1.
Reprezentuesi i Kosovës në takimin Lens – Lille me një veprim e ka turpëruar kundërshtarin e tij, Przemyslaw Frankowski, shkruan lajmi.net.
Gjatë një dueli në këndin e fushës, Zhegrova me një lëvizje ia ka futur topin në mes të këmbëve lojtarit kundërshtar.
Ky veprim ka marrë vëmendjen edhe të faqes zyrtare të Ligue 1 e cila ka publikuar pamjet.
Ligue 1 me anë të disa figurave emoji është shprehur e mahnitur me driblimin e Zhegrovës.
😱😱😱#RCLLOSC pic.twitter.com/Ltx3sqtuCY
— Ligue 1 Uber Eats (@Ligue1UberEats) October 8, 2023
Ndryshe, takimi mes Lens dhe Lille u mbyll 1:1 dhe i takoi javës së tetë në elitën e futbollit francez./Lajmi.net/