Indipendente e drejtuar nga ish-legjenda e futbollit argjentinas, Karlos Tevez, ka barazuar së fundmi 0-0 me Argjentina Zhuniors. Por skenën në këtë takim e ka rrëmbyer Karlitoja, i cili bëri një veprim për t’u vlerësuar.
Pak para përfundimit të ndeshjes, disa tifozë kundërshtar hodhën një copë bukë drejt pankinës së Indipendentes, e cila ra pikërisht pranë këmbëve të Tevez. Reagimi i trajnerit ishte epike, duke mos u provokuar nga sjellja e tifozëve kundërshtarë. “Apashi” e mori copën e bukës, e puthi dhe më pas e vuri diku me kujdes. Pamjet bënë xhiron e shpejtë në internet dhe u vlerësuan unanimisht për gjestin e bukur të ish-futbollistit.
Karlos Teves kaloi një 24-orësh të trazuar në prag dhe gjatë gjithë ndeshjes, pasi ai është ofenduar në kor nga tifozët e Argjentina Zhuniors, të cilët ende e mbajnë mend ndeshjen, ku si lojtar “Apashi” i shkaktoi një frakturë Ezequiel Ham. Pikërisht bëhet fjalë për ndeshjen Argjentinos Zhunior-Boka e zhvilluar në vitin 2015. Që atëherë, grupimi i tifozëve “Bicho” i kundërvihet Karlos Tevezit sa herë që shkel në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Reagimi i trajnerit Karlos Tevez (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL