• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Po analizonte derbin e dy ish-ekipeve, Arsenal-Siti, një tifoz tenton të grushtojë Samir Nasrinë

09/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi i pretendentëve për titullin në Premier Ligë, Arsenal-Mançester Siti ka prodhuar një situatë të tensionuar, si para, gjatë dhe pas ndeshjes. Në morinë e incidenteve që kanë ndodhur në këtë sfidë ishte edhe tentativa e një tifozi për të grushtuar ish-futbollistin e të dy klubeve, Samir Nasri.

Francezi ishte në rolin e opinionistit për një kanal televiziv, ku do të bënte analizën e ndeshjes. Këtë veprim e ka kryer një tifoz i Arsenalit, i cili më pas është dëbuar nga “Emirates Stadium”.

Sipas komentatorit të “talkSPORT”, Sam Materfeis, një tifoz iu afrua Nasrit dhe nisi t’i bërtiste.

Tifozët e Arsenalit ishin të inatosur pas ndeshjes me Sitin, për shkak të dy ndërhyrjeve të rënda të Mateo Kovaçiç.

Materfeis shpjegoi: “Një tifoz po i hakërrehej në fytyrë në këtë moment. Veprim i panevojshëm, ku tifozi u përfshi me Nasrinë, i cili thjesht po bënte punën e tij. Nasri po qëndronte aty duke diskutuar me mbështetësin e Arsenalit”.

Gazetari i “talkSPORT”, Aleks Kruk më pas dha një përditësim mbi situatën, duke shkruar në profilin e tij në “X”: “Një tifoz sapo u dëbua nga Emirates për shkak të përplasjes me Samir Nasrinë pranë zonës së medias, pasi ai filloi të gjuante me grushte. Absolutisht, një budalla”.

Samir Nasri ka luajtur për Arsenalin në sezonet 2008-2011 dhe më pas bëri një lëvizje të diskutueshme ku kaloi te Mançester Siti.

1

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Panik” te tekniku Silhavy, Çekia me mungesa para sfidës në “Air Albania”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.