Kur Kombëtarja shqiptare e futbollit shkroi historinë në vitin 2016 duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian, Euro 2016, pjesë e më meritorëve ishte edhe trajneri italian Gianni De Biassi, i cili tashmë e drejton Kombëtaren e Azerbajxhanit.
Ky emër u bë trajneri i parë që udhëhoqi Shqipërinë drejt një kampionati madhor siç ishte Evropiani.
Suksesin e De Biasit, “kuqezinjtë” janë afër të arrijnë edhe këtë vit me brazilianin Sylvinho.
Shqipëria është afër që ta sigurojë një “biletë” që dërgon në Evropianin që organizohet në Gjermani verën e ardhshme.
De Biassi, tani 67-vjeçar, është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për lajmi.net.
Aventura tek Azerbajxhani, vlerësimi për kombëtaren e tanishme të Shqipërisë, dallimin mes skuadrës që dikur drejtoi ai te Shqipëria dhe kësaj qe tani e drejton Sylvinho.
Gianni De Biasi u pyet nga lajmi.net edhe për mundësinë që ti bashkohet Kosovës.
Më poshtë do të mund të ndiqni intervistën ekskluzive të Gianni De Biasit. /Lajmi.net/