Saturday, 23. May 2026
Sport

Gazetari Kushtrim Reshitaj i bashkohet FC Ballkanit

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

FC Ballkani vazhdon organizimin e klubit për t’u përfaqësuar sa më mirë edhe në opinion.

Klubi nga Suhareka, kampion në fuqi i Kosovës për dy vite me radhë e ka siguruar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, shkruan lajmi.net.

  

Së fundmi, Ballkani e ka prezantuar edhe drejtorin për media.

Kushtrim Reshitaj është gazetari, të cilit i është besuar kjo pozitë.

Postimi pa ndëryrje i FC Ballkanit në rrjetin social Facebook

Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë Kushtrim Reshitaj si drejtor për Media dhe Marketing.

Gazetari i njohur nga Suhareka në vazhdimësi ka qenë ndër vite prej promotorëve të klubit tonë futbollistik dhe në përgjithësi sportit suharekas, kurse dikur ishte edhe portier i të gjitha gjeneratave të reja të Ballkanit.

Klubi i uron mirëseardhje Reshitajt, duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët. /Lajmi.net/

  


Teilen: