Kapiteni i Hapoel Hadera, Menashe Zalka, iu bashkua njësisë rezervë të ushtrisë izraelite duke u përfshirë në luftën kundër Hamasit. Vendi i shkatërruar nga lufta rekrutoi një numër të madh civilësh dhe mesfushori i Lindur në Etiopi, por i rritur në Izrael, doli vullnetar për t’u bërë pjesë e ushtrisë.
Menashe Zalka ndodhet në Izrael që nga viti 2016 dhe dashurinë e tij për vendin e ka treguar me këtë lëvizje. Kapiteni i Hapoel Hadere u bashkua me ushtrinë izraelite.
Skena të tmerrshme nga betejat mes organizatës Hamas dhe Izraeli, ku numri i viktimave po rritet minutë pas minute, ku qytetet po shemben për shkak të gjendjes së luftës, lanë në hije ngjarjet sportive. Askush nuk kujdeset më për sportet apo aktivitetet e tjera.
Një shembull i ngjashëm me 33-vjeçarin Zalka është edhe futbollisti Sintajehu Salaliç, i cili gjithashtu lindi në Etiopi dhe u rrit në Izrael.
PANORAMASPORT.AL