Friday, 15. May 2026
Sport

FFK njofton se futbollisti që luan në Gjermani i thotë ‘Po’ Kosovës

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

FFK ka njoftuar zyrtarisht se Adem Imeri është prurja më e re e Kosovës.

Lojtari 17-vjeçar do të jetë pjesë e Dardanëve U-19, derisa në nivel klubesh luan te Greuther Furth.

  

“17-vjeçari Adem Imeri është futbollisti i radhës që i thotë “Po” Kosovës”, thuhet një njoftimin e FFK-së, përcjell lajmi.net.

“Ai do të grumbullohet me Kombëtaren U19 për ndeshjet kualifikuese. Ademi së fundmi ka debutuar në ekipin e parë të Greuther Furth në miqësoren kundër Augsburgut”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

“Ai është lojtar premtues dhe tejet i talentuar”, ka bërë të ditur shtëpia e futbollit kosovar. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Federata e Futbollit e Kosovës (@ffk_kos)

  

  


Teilen: