Friday, 15. May 2026
Sport

Zyrtare: Trajneri kroat largohet nga klubi shqiptar, kthehet në Kroaci te Osijeku për arsye familjare

GS 10/10/2023 1 Min. Lesezeit

Partizani i Tiranës ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Zoran Zekiq i cili është kthyer te NK Osijek.

  

Kampionët e Shqipërisë kanë arritur marrëveshje me Osijkun për transferimin e trajnerit Zekiq, shkruan lajmi.net.

Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë karrierën afër familjes dhe klubi shqiptar lejoi largimin e tij.

Gjithashtu, Partizani e ka falënderuar trajnerin kroat Zekiq për kontributin e dhënë te “Të Kuqtë”.

Njoftimi i plotë:

Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falenderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.

Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević./Lajmi.net/

  

  


Teilen: