• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kritika e ashpër e Hënes, reagon Kahn: Jam i befasuar, te Bajerni donin ta mbyllnim miqësisht…

10/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fjalët e Uli Hënes ndaj Oliver Kahn kanë çuditur shumëkënd, pasi pakkush priste që emri i njohur i bavarezëve të lëshonte deklarata të tilla për ish-shefin ekzekutiv. “Emërimi i Oliver Kahn si shef ekzekutiv ishte një gabim i madh. Dhe kur kuptova se ai nuk mund ta bënte këtë, e diskutova me Karl-Hainz Rumenigen dhe e ndryshova”, tha Hënes në një intervistë televizive.

asdsasdasdasdasda

Fjalët e tij janë komentuar gjatë në mediat gjermane dhe tashmë ka ardhur edhe reagimi i vetë Oliver Kahn për “Bild”.

“Të jem i sinqertë, jam i befasuar për këtë. Bajerni dhe unë ramë dakord në verë që donim ta mbyllnim këtë kapitull miqësisht dhe se do të doja të mbetem pjesë e familjes së Bajern në të ardhmen. Unë vazhdoj t’i qëndroj kësaj. Deklaratat aktuale të Uli Hënes nuk kontribuojnë domosdoshmërisht në bashkëjetesën e respektueshme”, deklaroi Kahn për tabloidin gjerman.

Për të prishur kontratën e tij që mbaronte në vitin 2024, me një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh, Kahn u largua pasi Bajerni pranoi të paguante një shumë rreth 4-5 milionë eurosh si dëmshpërblim.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Abilaliaj merr drejtimin e Partozanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.