• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“M’i ofroi 100 mijë për një natë” – Futbollistja e famshme e Aston Villës zbulon mesazhin që i dërgoi një lojtar i njohur

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alisha Lehmann, futbollistja e Aston Villës, njëherit e konsideruar si lojtarja më tërheqëse në botë, ka bërë së fundmi një zbulim befasues në lidhje me një propozim ekstravagant që kishte marrë dikur.

  

Futbollistja e njohur foli për një lojtar të famshëm, i cili i ofroi asaj një shumë marramendëse prej afro 100,000 frang për lidhjen e një nate të vetme, njoftojnë mediat britanike, përcjell lajmi.net.

Lojtari i famshëm ndërkombëtarisht, identiteti i të cilit mbetet i fshehur, dyshohet se e bëri ftesën gjatë pushimeve të Lehmann në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa fliste me drejtuesen e podcastit Shirin David, Lehmann tregoi se si e mori ofertën e pazakontë. Ajo shtjelloi mesazhin që i është dërguar në një klub në Majami.

“Unë do t’i paguaj Alishës 100,000 franga zvicerane për një natë me të” Sigurisht që nuk u përgjigja, ishte çmenduri. Mesazhi ishte nga dikush shumë i njohur. Jemi takuar më parë, por jo personalisht. Ishim në të njëjtin event” – tha Lehmann.

“Nuk mund ta zbuloj emrin e tij. Por ai është shumë, shumë i njohur ndërkombëtarisht. Puna është se unë ende e kam mesazhin. Ai është pak budalla”, shtoi ajo./Lajmi.net/

  

  


Next Post

“Provoni tavën e kosit dhe byrekun”, Federata e Çekisë këshillon tifozët para duelit me Shqipërinë: Ja gjërat që duhet të bëni kujdes…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.