Friday, 15. May 2026
Sport

Futbollisti i Real Madridit largohet nga Spanja, vendos ta përfaqësojë Marokun

GS 11/10/2023 1 Min. Lesezeit

Gazeta spanjolle “Marca” nga burime pranë Federatës Marokene të Futbollit ka mësuar se Brahim Diaz ka vendosur që ta përfaqësojë Marokun shkruan lajmi.net.

Ndryshimi i Kombëtares së lojtarit të Real Madrid tashmë është në rrugë të drejtë për t’u zgjidhur, në varësi të disa detajeve të vogla administrative.

  

24-vjeçari Diaz ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Spanjës, por që tek seniorët ka qenë vetëm rezervist.

Diaz ishte kampion nën 17 vjeç me Spanjën.

Ky lajm nuk është i mirë edhe për Realin ngase Diaz do të luaj në Kupën e Afrikës gjatë muajit janar. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: