• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arsim Thaqi i zbulon synimet madhore me FC Suharekën në një intervistë për lajmi.net

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Suhareka ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Granit Begollit.

Skuadra më e re në futbollin kosovar postin e trajnerit ia ka besuar trajnerit Arsim Thaqi.

  

Ai është emër i njohur i futbollit kosovar pasi që në të kaluarën i ka drejtuar disa skuadra si FC Prishtina, FC Drita, KF Drenica, FC Malisheva, Flamurtari, Trepça ’89 e 2 Korriku.

Suhareka është formuar si klub vetëm vitin e kaluar. Synimet e këtij ekipi janë inkuadrimi në elitën e futbollit kosovar në edicionin që vjen.

Pas xhiros së tetë në Grupin A, Suhareka ndodhet e dyta në tabelë me 16 pikë, gjashtë më pak se lideri Dinamo.

Thaqi ka folur për lajmi.net për aventurën e re te Suhareka.

“Klubi i ka projektuar ambiciet me kohë që kanë të bëjnë me ngritjen në elitën e futbollit. Do të mundohem që ta bëjë më të mirën e mundshme për arritjen e këtij synimi”, ka thënë Arsim Thaqi të mërkurën.

Ai sqaroi edhe arsyet që pranoi për t’iu bashkuar suharekasve.

“Arsyet që pranova t’i bashkohem këtij ekipi janë investimet që ka bërë klubi si dhe ambiciet që ka për inkuadrim në Superligë. Gjërat ndodhën shumë shpejtë, por kjo është puna e jonë si trajner. Shpresoj se gjërat do të shkojnë mirë sa i përket rezultateve në mënyrë që të arrijmë qëllimin edhe të donatorëve që besoj që Suharekën në do ardhmen do të dërgojnë në nivele të larta”, pohoi Thaqi.

Tutje, ai foli për ndryshimet e mundshme në skuadër.

“Do ta vazhdojë punën që e ka lënë trajneri i kaluar. Do të tentojmë që t’i përmirësojmë gjërat që nuk kanë shkuar mirë në të kaluarën dhe të mbetemi në krye të tabelës dhe më pas në janar të kemi mundësi të bëjmë ndonjë ndryshim tjetër”, përfundoi Arsim Thaqi. /Lajmi.net/

  

  


Next Post

Mungoi për arsye personale, titullari i Interit rikthehet me kombëtaren

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.