Friday, 15. May 2026
Sport

Vetëm një ndeshje me kombëtaren spanjolle, Brahim Diaz zgjedh të luajë për Marokun

GS 11/10/2023 1 Min. Lesezeit

Brahim Diaz ka vendosur të luajë për Marokun. Siç raporton “AS”, lojtari i Real Madrid ka pranuar propozimin e Federatës së Afrikës së Veriut.

“Tranzicioni është pothuajse i përfunduar dhe varet nga disa detaje të vogla administrative”, tha një burim i federatës për gazetën spanjolle. I lindur në Malaga nga pridnër marokenë, Diaz ka luajtur vetëm një ndeshje miqësore me Spanjën.

Trajnerët e kombëtares së Spanjës nuk e kanë parë të arsyeshme grumbullimin e ish-mesfushorit të Milanit./h.ll/abcnews.al

Teilen: