Friday, 15. May 2026
Sport

Zyrtare: Wayne Rooney emërohet trajner i ri i skuadrës angleze

GS 11/10/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra angleze Birmingham City ka njoftuar se Wayne Rooney është trajneri i ri i klubit, pas vendimit për shkarkimin e John Eustaces.

Wayne Rooney është rikthyer në futbollin anglez pasi ka rënë dakord për një marrëveshje për të marrë drejtimin e skuadrës së Championshipit, Birmingham City.

  

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Unitedit ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare e gjysmë me skuadrën e “St Andrew’s”.

“Klubi i futbollit i Birmingham Cityt ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Wayne Rooneyt si trajner, duke rënë dakord për kushtet për një kontratë trevjeçare e gjysmë. Ai fillon me efekt të menjëhershëm, pasi u largua së fundi nga posti i tij si trajner i ekipit të Major League Soccer D.C. United”, thuhet tutje në deklaratë”, thuhet në deklaratën e klubit. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: