• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rabio drejt rinovimit me Juven: Titulli? Objektia si ky kalojnë nga sfida me Milanin…

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Adrien Rabio konfirmon zërat se pas rinovimit vetëm 1-vjeçar në verën që sapo lamë pas, tashmë është gati të nënshkruajë një tjetër marrëveshje “të vërtetë”, për të paktën 4 vite të tjera, siç përflitet së fundmi.

rabio

Mesfushori francez ndihet gjithmonë e më i lumtur dhe me i rëndësishëm te Juventusi dhe pavarësisht këmbënguljes sidomos të Mançester Junajtid nga Anglia, PSG-së në Francë dhe Barcelonës në Spanjë, “Duka” i Juventusit është gati që të vazhdojë të qëndrojë gjatë në Torino:

“Mendoj se Seria A është kampionati më i duhur për mua, ai në të cilin më shijon që të luaj më shumë se kudo tjetër, edhe pse është e vërtetë që sivjet mungesa e pjesëmarrjes në Champions ishte një goditje shumë e rëndë për ne. Gjithsesi, unë jam i bindur se do të rikthehemi sezonin e ardhshëm në Europën që vlen, por unë kam besim se nëse vazhdojmë dhe përmirësojmë disa koncepte të lojës sonë dhe ideve të reja që ka vendosur trajneri Alegri, kemi shanse shumë të mira edhe për titullin kampion.

Por pa dyshim që për të arritur në fronin e kampionatit duhet të kalosh nga ndeshje si ajo me Milanin që na pret pas kombëtareve, por edhe rivalëve të tjerë të fortë si Interi, dy skuadrat e Romës (Lacio e Roma), Napoli apo edhe Atalanta e Fiorentina. Dhe realisht, më gjeni një kampionat tjetër në botë që ka kaq shumë skuadra të fortë që çdo vit pretendojnë që të luftojnë të paktën për vendet e para.

Kur shoh përreth, nuk mendoj se në asnjë prej ligave të tjera nuk ka kaq konkurrencë sa në Serinë A dhe mua më pëlqen që çdo javë të zbres në fushë me tension, pasi është ai që të bën të japësh më të mirën dhe në fund fitoret shijojnë më shumë. Ky kampionat është ai që më përshtatet më shumë dhe ndoshta do të qëndroj ende gjatë”, tha juventini nga grumbullimi me Francën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tirana firmos me një talent

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.