Ndeshja e shtyrë ndërmjet Fushë Kosovës dhe Gjilanit do të luhet të mërkurën (sot) nga ora 15:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Takimi Fushë Kosova – Gjilani i takon javës së parë në Superligën e Kosovës dhe të dyja skuadrat janë në kërkim të pikëve.
Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, shkruan lajmi.net.
Fushë Kosova: Rugji, Krasniqi, Hasani, Statovci, Demiri, Dumani, Ajdini, Rapuca, Ivkic, Cenaj, Maloku.
SC Gjilani: Halimi, Kqiku, Acka, Bilalli, Ismaili, Milev, Basa, Demiri, Shabani, Ismjali, Shehi.
“Pampurat” janë në kërkim të fitores së parë sezonale pasi nuk arritën ta bënin një gjë të tillë në tetë ndeshjet e para duke i regjistruar dy barazime e gjashtë humbje.
Gjilanasit i duan këto tri pikë për t’u ngritur sa më lartë në tabelë.
Aktualisht, ata e shohin veten në vendin e tetë me vetëm tetë pikë pasi i kanë regjistruar veç dy fitore deri tash. /Lajmi.net/