Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka marrë një diplomë Masteri në “Shkencat dhe Teknikat e Aktiviteteve Motorike Parandaluese dhe të Përshtatura” në Universitetin e Parmës.
“Disa mund të thonë se jam diplomuar duke marrë pak provime, në të vërtetë kam marrë shumë dhe vazhdoj t’i jap. Do t’u them lojtarëve të mi se munden të më quajnë doktor. Në një grup pune, udhëheqësi duhet të ketë forcën për të deleguar në mënyrë që të fuqizojë dhe motivojë bashkëpunëtorët e tij, sepse forca e një grupi është gjithmonë më e fortë se ajo e një individi të vetëm. Ka qenë një rrugëtim shumë i gjatë, i bukur dhe emocionues, është një pasion, nuk përfaqëson kurrë një sakrificë apo punë, kështu ka qenë kur isha 15 vjeç, kështu është edhe sot”, deklaroi Ançeloti gjatë ceremonisë.
PANORAMASPORT.AL