• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rubiales humbi pagën rreth 1 milion euro në vit

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali që ka tronditur futbollin spanjoll, që kur Luis Rubiales puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso, pa pëlqimin e saj, në Kupën e Botës, në Australi, po shkakton pasojat e para.

Ish-presidenti i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) ka shitur apartamentin e tij luksoz në Madrid.

Pasi paraqiti dorëheqjen e tij më 10 shtator si lideri më i lartë i futbollit spanjoll, atij iu deshën vetëm disa ditë për të nxjerrë në shitje apartamentin me tri dhoma gjumi, tri banjo dhe suitë.

Një pronë me një sipërfaqe të ndërtuar prej 141 metrash katrorë, që ndodhej në Calle Ferraz, në Madrid, dhe me një tarracë e me një pishinë private deri në 115 metra katrorë.

Kjo prone kishte një çmim fillestar 2.550.000 euro.

Vendimi për ta shitur apartamentin në Madrid erdhi pas uljes së ndjeshme të të ardhurave të Rubiales.

Paga e tij ishte 900 mijë euro në vit (si president i RFEF-së dhe zëvendëspresident i UEFA-s), së cilës i duhej shtuar edhe ndihma prej 3000 eurosh në muaj që merrte nga Federata për bonus qiraje.

Next Post

Merret vendimi për ndeshjen mes Kosovës e Izraelit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.