• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përzgjedhësi Shabani e hendbollistja Demaj: Nuk do të jetë lehtë ndaj Danimarkës, por nuk dorëzohemi

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) ka udhëtuar sot për në Danimarkë.

Të enjten prej orës 21:00 në Horsens takohen Danimarka e Kosova.

  

Ndeshja i takon xhiros së parë të fazës grupore të kualifikimeve për Euro 2024.

Danimarka është favorite e madhe, por te Kosova ka vendosmëri për angazhim maksimal në fushën e lojës. Selektori Agron Shabani ka thënë se Kosova nuk do të dorëzohet.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë lehtë, por nuk do të dorëzohemi. Unë dhe vajzat e dimë se na presin dy ndeshje shumë të vështira ndaj Danimarkës, njërës prej kombëtareve më të mira botërore. Te Danimarka janë lojtaret që luajnë në ekipet më të mira evropiane. Kemi të bëjmë me lojtare me përvojë të madhe ndërkombëtare, ku vitet e fundit ishin thuajse në secilën finale evropiane dhe botërore. Por edhe ne kemi rritje si kombëtare dhe po ashtu kemi lojtare që janë në liga të forta evropiane. Kemi disa emra të rinj në Kombëtare në krahasim me grumbullimin e kaluar dhe po shikojmë para drejt një jave shumë aktive. Presim angazhim maksimal të vajzave tona”, ka thënë selektori Shabani për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kapitenja Leonora Demaj është njëra prej tri lojtareve të Kosovës që luajnë në elitën daneze. Në ligën elitare të Danimarkës janë edhe motrat Marigona dhe Arlinda Hajdari, dy tjera top-lojtare të Kosovës.

“Dihet cilësia e Danimarkës. Është një nga kombëtaret më të forta në botë. Për ne ndeshjet me Danimarkën janë një mësim i madh dhe i rëndësishëm. Shpresoj që këto dy ndeshje të shërbejnë për rritje të Kombëtres sonë. E dimë që jemi larg Danimarkës, mirëpo e kemi një gjë që nuk e kanë danezet – ne jemi luftëtare dhe do të luftojmë deri në sekondën e fundit. Do të mundohemi të jemi të suksesshme dhe të kemi fitore të vogla gjatë ndeshjes”, ka thënë Demaj.

Ajo beson se Kombëtarja e Kosovës është në rrugën e duhur. Vlerëson edhe disa hendbolliste të reja që janë të talentuara dhe që një ditë do të jenë të rëndësishme në Kombëtaren A. Demaj i gëzohet ardhjeve të reja në Kombëtaren e Kosovës.

Në grup me Kosovën është edhe Polonia. Demaj thotë se Kosova do ta kërkojë rastin ndaj Polonisë, ky synohet të paktën një barazim që mund të jetë i mjaftueshëm për kualifikim në Evropian.

Bashkë me Mirela Gjikokajn, që po shkëlqen në elitën e Norvegjisë, Demaj dhe motrat Hajdari janë “boshti” i Kombëtares së Kosovës.

“Jemi tri lojtare në Danimarkë dhe një në Norvegji. Kjo na ndihmon goxha shumë sepse e kemi stilin thuajse të njëjtë në Skandinavi. Kur kemi grumbullime më të shpeshta e bënë më të lehtë që të kuptohemi dhe të bashkëpunojmë. Natyrisht kontributi i secilës lojtare është i rëndësishëm”, ka thënë Leonora Demaj.

Menjëherë të shtunën prej orës 20:15 është ndeshja e dytë me Danimarkën, në Prishtinë.

Vjet danezet luajtën në finale të Evropianit, ndërsa në vitin 2020 ishin në gjysmëfinale. Sa i takon Botërorëve, në vitin 2021 Danimarka ishte e treta. /Lajmi.net/

  

  


Next Post

Ish-trajneri i Çekisë i trembet mesfushorit të Shqipërisë: Është në formë, e pakëndshme për ne nëse luan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.