• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-trajneri i Çekisë i trembet mesfushorit të Shqipërisë: Është në formë, e pakëndshme për ne nëse luan

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria përballet këtë të enjte me Çekinë në “Air Albania”, në një sfidë shumë interesante mes dy skuadrave pretendente për të shkuar në EURO 2024. Një sfidë mes dy kombëtareve që u ndeshën edhe një muaj më parë në Pragë, në barazimin 1-1.

qazim laci

Nëatë sfidë nuk ia doli të ishte protagonist një lojtar i cili është emër i njohur tashmë në Çeki, Qazim Laçi. Por këtë herë mesfushori është i gatshëm dhe një kandidat për të zbritur në fushë. Çekët i frikësohen pikërisht formës së futbollistit të Spartës së Pragës dhe këtë e pohon edhe ish-trajneri i përfaqësueses së këtij vendi, Petr Rada.

“Laçi sigurisht që do të ishte i pakëndshëm për ekipin tonë. Jo vetëm sepse njeh disa djem. Ai është në formë, është shpërthyes, luan rregullisht. Unë nuk shoh një arsye pse ai nuk mund të fillojë ndeshjen nga minuta e parë”, tha Rada për “Sport.cz”.

“Ai paraqitet mirë, padyshim që mund të ketë vend në kombëtare. Por kjo është vetëm si e shohim nga jashtë. Trajneri Silvinjo është me përvojë, ka testuar lojtarë, i njeh ata. Ta shohim nëse Laçi mund të futet në formacionin titullar”, tha ish-trajneri i përfaqësueses çeke në vitet 2008-2009.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Napoli i afrohet Contes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.