Vetëm edhe një ditë ka mbetur deri në ditën e ndeshjes kualifikuese mes Kombëtares shqiptare dhe asaj çeke për Kampionatin Evropian 2024
Shqipëria dhe Çekia do të përballen të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Përgatitjet para ndeshjes në stadiumin “Air Albania” janë duke vazhduar, shkruan lajmi.net.
SuperSport ka publikuar pamjet teksa në ulëset e stadiumit janë vendosur edhe plisat, një nga simbolet kombëtare të shqiptarëve.
Përballja e të enjtes mbrëma është vendimtare për Shqipërinë e cila është lidere e Grupit E me 10 pikë të grumbulluara.
Çekia ka tetë pikë në pozitën e dytë, njëjtë sikur Moldavia që është e treta në grup. Polonia është e katërta me gjashtë pikë, ndërkohë Ishujt Faroe pa gjasa kanë grumbulluar një pikë në vendin e fundit./Lajmi.net/