• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri çek tregon përvojën e tij dikur në Shqipëri: Mund të hedhin domate e portokaj në fushë, shqiptarët kanë ëndrra të mëdha

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri nga Çekia, Stanislav Levy në një intervistë dhënë para lojës vendimtare Shqipëri – Çeki ka treguar për aventurën e tij në kampionatin shqiptar sa drejtonte Skënderbeun.

  

Ai teksa komentonte duelin e të enjtes mbrëma në stadiumin “Air Albania”, tha me ironi se gjatë ndeshjes mund të hedhen domate e portokaj në fushë.

Gjithashtu ai tregoi një histori kur ishte goditur me gur sa ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës, me të cilën u shpall kampion në Superiore.

“Mund të ndodhë që edhe një domate apo një portokall të fluturojë në fushë, duhet ta heqësh qafe atë. Një herë mora një gur të mbështjellë me një top bore. Fituam jashtë shtëpisë dhe fola me televizorin pas ndeshjes. Tifozët vendas nuk duruan, më goditën në mjekër. Kështu e kuptova që ishte e nevojshme të mbyllej intervista dhe të shkoja shpejt në kabina”, tha Levy për sport.cz, përcjell lajmi.net.

“Ka një eufori të madhe futbolli në vend. Ata ndjejnë një shans të madh për të kaluar sërish në Evropian. Nga ana tjetër, mund të jetë edhe kundërproduktive për ta nëse ka shumë presion mbi ekipin”, thotë Levy.

“Shqiptarët kanë ëndrra të mëdha dhe gjaknxehtë. Hyrja në ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme. Do të jetë e nevojshme të tregoni guxim dhe vetëbesim. Mund të befasojë shqiptarët, edhe pse ata janë edhe shumë me përvojë”.

Përballja e të enjtes mbrëma është vendimtare për Shqipërinë e cila është lidere e Grupit E me 10 pikë të grumbulluara.

Çekia ka tetë pikë në pozitën e dytë, njëjtë sikur Moldavia që është e treta në grup. Polonia është e katërta me gjashtë pikë, ndërkohë Ishujt Faroe pa gjasa kanë grumbulluar një pikë në vendin e fundit./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Futbollistja Hermoso tregon si Rubiales e kapi në befasi: U ndjeva e dhunuar dhe e keqpërdorur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.