Ish-futbollisti i kombëtares kroate, Giovanni Russo, ka dhënë një intervistë për Jutarnji list, ku ka folur për tmerrin që po ndodh në Izrael, ku gjendja e luftës po vazhdon, pas sulmit të Hamasit, i cili vrau më shumë se një mijë persona.
Rosso, i lindur në Split dhe i cili luajti 19 ndeshje për kombëtaren kroate dhe që gjatë karrierës së tij kaloi një periudhë të madhe në Izrael, ku vazhdoi të jetonte edhe pas përfundimit të karrierës së tij, përcjell lajmi.net.
Në intervistë, ai përshkroi situatën aktuale në Izrael, duke theksuar se terroristët e Hamasit po bëjnë të njëjtat veprime sikur serbët gjatë vitit 1991.
“Deri para një muaji, vendi ishte i ndarë mes të djathtëve që mbështesnin fuqishëm Netanyahun dhe demonstruesve të tjerë në rrugë që ishin kundër përpjekjes së tij për të reformuar sistemin e drejtësisë, nuk kishte vend për kompromis”, tha ai për gazetën kroate.
“Më kujton luftën tonë të vitit 1991, kur serbët na sulmuan, të gjitha dallimet u zhdukën dhe e vetmja gjë e rëndësishme ishte mbrojtja e vendit dhe fitimi i luftës. Dhe Izraeli me siguri do ta fitojë këtë luftë”, deklaroi ai.
“Të shtunën në mëngjes u zgjova me një milion mesazhe në celular. Pastaj ndeza televizorin dhe kuptova se ishim të çmendur. Unë kam qenë në Izrael për 26 vjet dhe më besoni, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, shtoi ai për fund.
Që nga e shtuna luftimet mes Izraelit dhe militantëve të Hamas po vazhdojnë e që mbi një mijë persona humbën jetën./Lajmi.net/