Saturday, 23. May 2026
Sport

Kuqezinjtë kryejnë edhe stërvitjen e fundit, gati për “finalen” përballë çekëve

GS 11/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare ka përfunduar përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’ për sfidën e rëndësishme ndaj Çekisë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Pas konferencës zyrtare për media, ekipi doli në fushë dhe u stërvit për rreth një orë. Përveç Armando Brojës, e gjithë skuadra u stërvit së bashku, teksa ekipit iu bashkua sot edhe mesfushori Klaus Gjasula.

  

Stërvitja e ditës së sotme nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë seancën në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.

Sa i përket gjendjes së Armando Brojës, stafi mjekësor ka dalë në përfundimin se sulmuesi nuk mund të jetë i gatshëm për takimin e nesërm ndaj Çekisë pas një shqetësimi fizik.

Shqipëria do të luajë nesër ndaj Çekisë në stadiumin ‘Air Albania’, me takimin që është programuar të nisë në ora 20:45.

  

  


Teilen: