Kolin Kazim-Riçards, ish-futbollisti i kombëtares turke, ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante rreth periudhës së tij te skuadra e Fatih Karagumruk.
Ai ka treguar se Andrea Pirlo, tashmë trajner i Sampdorias, u kishte dhënë leje futbollistëve italianë që të pinin duhan qetësisht.
“Duhani? Po. Kishim shumë italianë që pinin duhan. Vitin e kaluar, me Pirlon trajner, kishin leje që të pinin duhan. Dhe disa futbollistë pinin vazhdimisht cigare. Edhe në pushimin e ndeshjes, ndërsa Pirlo fliste, i shihje të pinin cigare…. Është tërësisht e ndryshme, mund ta bëje qetësisht”, tha ai.
Pirlo kishte futbollistët Viviano, Biraski, Bertolaçi, Riçi dhe Borini nën urdhrat e tij te Karagumruk, teksa dy të fundit i ka marrë me vete te Sampdoria.
PANORAMASPORT.AL