Futbollisti shqiptar i Kosovës, Ermal Krasniqi do të huazohet te skuadra e Bolonja gjatë merkatos së janarit. Kështu ka njoftuar të mërkurën “prosport.ro”. Siç mëson sajti rumun, Bolonja me Kluzhin kanë rënë dakord që Krasniqi të huazohet deri në verë me mundësi të blerjes së kartonit të tij.
“Italianët kanë pranuar ta marrin huazim për gjashtë muaj, ndërsa do të detyrohen të paguajnë një milion euro, kurse pjesën tjetër të shumës së transferimit ta paguajnë në verën e vitit të ardhshëm. Skuadra e Thiago Motëss duket se ka ende nevojë për një sulmues”, shkruan media rumune.
Bolonja është e 11-ta në Serie A dhe ka një nga sulmet më të dobëta në ligë. 25-vjeçari është pjesë e Kluzhit prej janarit të këtij viti. Ai u transferua për 200 mijë euro nga Ballkani i Ilir Dajës, ku edhe shkëlqeu. Vlen të theksohet fakti se Krasniqi së fundi ka humbur vendin e titullarit te skuadra rumune. Ai ka asistuar vetëm një herë në shtatë ndeshje në Superligë të Rumanisë.
PANORAMASPORT.AL