• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“EURO 2028”/ Të gjitha ndeshjet në “Wembley”, tifozët e Anglisë protestojnë

12/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë tifozë të “tre luanëve” kanë reaguar të zemëruar në rrjetet sociale pasi mësuan se federata angleze thuhet se ka kërkuar që “Wembley” të presë të gjitha ndeshjet e kombëtares së tyre në “Euro 2028”.DFH

Oferta britanike me pesë shtete: Anglinë, Uellsin, Skocinë, Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës, u pranua nga UEFA këtë javë si organizatore e turneut të vitit 2028. Turneu do të luhet në 6 stadiume në të gjithë Anglinë, “Wembley”, “Villa Park”, “St James’ Park”, “Etihad”, shtëpinë e re në ndërtim të Evertonit dhe stadiumin e Totenhemit, “Tottenham Hotspur”.

Por skuadra e Sauthgejtit ka shansin për t’i luajtur të gjitha ndeshjet e tyre në “Wembley”. Edhe vendet e tjera do të lobojnë në UEFA për t’i luajtur ndeshjet e tyre në stadiumet e tyre kombëtare, duke supozuar se ata do të kualifikohen. Por tifozët e Anglisë e kanë kritikuar propozimin. Një tifoz shkruante: “Sa e mërzitshme është kjo!” Një i dytë shtonte: “Kjo është krejtësisht e gabuar. Unë do të preferoja që të udhëtonim në të gjithë vendin”.

Një tifoz i tretë shkruante: “Pra, ata presin që tifozët e Anglisë të udhëtojnë në Londër?” Ndërsa një tjetër shkonte edhe më larg: “”Absolutisht e turpshme”. Në Angli do të luhen 28 nga 51 ndeshjet e turneut, duke përfshirë të dyja gjysmëfinalet dhe finalen në “Wembley”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Shqipëri-Çeki, formacionet e mundshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.