Maks Vershtapen fitoi titullin e tij të tretë në Formulën 1 të shtunën e kaluar në Katar. Holandezi certifikoi Kampionatin Botëror në garën Sprint, kur kishin mbetur edhe gjashtë gara nga fundi. Një dominim i jashtëzakonshëm nga Maks, me një diferencë prej 209 pikësh ndaj vendit të dytë, shokut të tij të skuadrës, Serxho Perez.
Sezoni i vështirë dhe me luhatje i meksikanit ka ngritur thashetheme të shumta gjatë gjithë vitit. Perez e nisi Botërorin në një nivel të lartë, me dy fitore, megjithatë, skuadra Red Bull pohon se ai e futi veten në shumë presion duke u përpjekur të arrinte Vershtapenin, ndërsa rezultatet nuk janë ato që priten nga makina që po dominon kampionatin. Megjithatë, skuderia Red Bull e ka bërë të qartë në disa raste se është hera e parë që austriaku nxjerr në pah nivelin e Alonsos, ndërsa nuk është gjithashtu as i vetmi anëtar i skuadrës së Red Bullit që pranon se do të dëshironte ta shihte në dyshe me Vershtapenin.
Adrian Newey, shef teknik i Red Bullit, më pak se një muaj më parë tha se ishte i intriguar se si këta dy pilotë do të konkurronin në të njëjtin ekip. Megjithatë, Alonso ka një kontratë me Aston Martin dhe kalimi në Red Bull nuk duket si një opsion real. Aktualisht Red Bulli pret që Perez të rikuperojë nivelin e tij për të certifikuar pozitën e nënkampionit në kampionatin e pilotëve. Me pesë gara të mbetura, Hamilton është 30 pikë prapa në renditjeje, ndaj meksikanit nuk i lejohen shumë gabime. Por në këtë situatë, Helmut Marko ka të qartë një gjë:
“Jo, Vershtapen nuk do ta ndihmojë”. ata synojnë të përmbushin kontratën e tyre, deri në fund të vitit 2024 me pilotin meksikan. “E përsëris, Perez ka një kontratë dhe ne duam ta respektojmë. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta rikthyer atë në normalitet”, është shprehur këshilltari i skuadrës austriake, Helmut Marko, në një deklaratë për kanalin televiziv gjerman “Sport1”. Por besimi te meksikani u lëkund në fjalinë e radhës: “Thjesht nuk kemi alternativa. Përndryshe, mund të ishte problem”.
NUK KA ALTERNATIVA REALE – Të ndash një ekip me Vershtapenin nuk është e lehtë. Kampioni i trefishtë ka pasur pesë shokë skuadre në Formulën 1, dhe prej tyre vetëm Daniel Rikardo arriti ta kalonte atë në renditje. Forma e pilotit holandez, së bashku me potencialin e “RB19”, formojnë një dyshe praktikisht të pandalshme. Për Markon vetëm një pilot mund t’i rezistonte Vershtapenit në të njëjtën skuadër.
“Për momentin, unë shoh vetëm një person që mund t’i afrohej Maksit dhe ai është Fernando Alonso”, deklaron Marko. Kjo është hera e parë që austriaku nxjerr në pah nivelin e Alonsos, ndërsa nuk është gjithashtu as i vetmi anëtar i skuadrës së Red Bullit që pranon se do të dëshironte ta shihte në dyshe me Vershtapenin. Adrian Newey, shef teknik i Red Bullit, më pak se një muaj më parë tha se ishte i intriguar se si këta dy pilotë do të konkurronin në të njëjtin ekip. Megjithatë, Alonso ka një kontratë me Aston Martin dhe kalimi në Red Bull nuk duket si një opsion real.
Aktualisht Red Bulli pret që Perez të rikuperojë nivelin e tij për të certifikuar pozitën e nënkampionit në kampionatin e pilotëve. Me pesë gara të mbetura, Hamilton është 30 pikë prapa në renditjeje, ndaj meksikanit nuk i lejohen shumë gabime. Por në këtë situatë, Helmut Marko ka të qartë një gjë: “Jo, Vershtapen nuk do ta ndihmojë”.
PANORAMASPORT.AL