Rrugët e Tiranës janë mbushur me tifozë, të cilët po presin ndeshjen e Shqipërisë me Republikën Çeke.
Tifo-grupi i Prishtinës, “Plisat”, kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në përkrahje të kombëtare “Kuqezi”.
Pamjet e siguruar nga Lajmi.net tregojnë se qindra tifozë kanë udhëtuar nga Kosova.
Shqipëria do të përballen sot me Republikën Çeke në kuadër të kualifikimeve për kampionat Evropian.
Shqipëria është shumë afër kualifikimit në Euro 2024 dhe nëse mposht Çekin i duhen vetëm edhe dy pikë për të siguruar pjesëmarrjen në Gjermani.
Skuadra e Sylvihnos është në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë, kurse Çekia është në vendin e dytë me tetë sosh. /Lajmi.net/