Saturday, 23. May 2026
Sport

Wilshere afër të bëhet trajner

GS 12/10/2023 1 Min. Lesezeit

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, David Ornstein, Colorado Rapids po e konsideron Jack Wilshere si trajnerin e ri të skuadrës.

Colorado Rapids ka kontaktuar me Arsenalin, për të marrë leje për të biseduar me Wilshere.

Wilshere momentalisht është trajner i grupmoshave U18, dhe ka impresionuar në intervistën e tij me skuadrën amerikane, por ende nuk është marrë një vendim.

31 vjeçari ka dëshirë të merre rolin e trajnerit të seniorëve kur të vjen shansi i duhur. 

Teilen: