• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Bomba” e Fabricio Koronës. Faxhioli nuk është i vetëm, edhe Tonali e Zaniolo të përfshirë në bastet ilegale

12/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nikola Faxhioli pritet të mos jetë futbollisti i vetëm i përfshirë në historinë e vënieve të basteve në faqe ilegale. Gazetari Fabricio Korona, në kanalin e tij në rrjetet sociale, hodhi një tjetër bombë: “Tonali dhe Zaniolo janë dy lojtarët të tjerë të përfshirë në baste”.

ZANIOLO TONALI

Sapo ka publikua lajmi, mbreti i paparacëve  ka njoftuar se do të paarqitet në polici për të paraqitur provat në lidhje me “bombën” e lëshuar më lart.

Korona gjatë publikimit të rrëfimin të fundit  në kanalin e tij pranon se ka shkuar vullnetarisht në komisariat si person i informuar për faktet.

Dy muaj më parë, në kanalin e tij Telegram, Korona kishte akuzuar Faxhiolin se vuante nga varësia ndaj lojërave të fatit, duke zbuluar akumulimin e borxheve të mesfushorit të Juventusit. Ditën e sotme, futbollisti i Juventusit, i vetëdeklaruar, ka përfunduar në qendër të një hetimi nga Prokuroria Publike e Torinos për një raund bastesh në platforma të paligjshme.

Pas mesfushorit të Juventusit, tani ka raportime se Sandro Tonali i Njukasëllit dhe Nikolo Zaniolo i Aston Vilës janë gjithashtu nën hetim për shkelje të rregullores së basteve.

Deri më tani, vetëm Faxhioli është zyrtarisht nën hetim dhe avokatët e tij sigurojnë se ishte mesfushori i Juves iu dorëzua autoriteteve për bast në faqet ilegale.

Nuk është ende e qartë nëse ai po vinte baste për lojëra të organizuara nga FIGC, UEFA apo FIFA, apo bëhet fjalë për aktivitete të tjera futbollistik apo ngjarje të tjera sportive.

Gazetari Korona përmes faqes së tij  pretendon se  njëri prej këtyre lojtarëve “po vinte baste për ekipin e tij kur ishte ulur në stol”. Gjatë kohës kur këta lojtar ish pjesë e klubeve në Seria A, Milan dhe Roma.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Faxhioli nuk është i vetëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.