• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ai ka qenë një model i madh për mua ndërsa rritesha”, Meguajër, telefonatë nga Bekham: Frymëzimi im

12/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Herri Meguajër ka zbuluar një telefonatë prekëse që ka marrë nga heroi i fëmijërisë të tij, Dejvid Bekham, e cila e ka ndihmuar atë të përballet me abuzimin që ka përjetuar me fanellën e Junajtidit dhe Anglisë.

MEGUAIR BEKHAM

Bekham, i cili e ka vuajtur personalisht sulmin kur u ndëshkua me karton të kuq në Botërorin e 1998-ës kundër Argjentinës është solidarizuar me mbrojtësin, i cili u kritikua edhe njëherë për autogolin e shkaktuar kundër Skocisë muajin e kaluar. “Ai ka qenë një model i madh për mua ndërsa rritesha. Sa herë që bëja një goditje, unë gjithmonë isha Dejvid Bekham”, tha Meguajër, i cili mund të festoj ndeshjen e tij të 60-të me fanellën e Anglisë kundër Australisë të premten.

“Kam parë dokumentarin e tij. Natyrisht që shumë njerëz po flasin për mua për momentin, por për të parë se çfarë Bekham kaloi dhe qëndrueshmërinë që tregoi, më frymëzoi vërtet. Kam folur me Dejvidin rreth tri javë më parë pas ndeshjes me Skocinë. Ai më telefonoi, gjë që e vlerësova. Nuk dua të hyj shumë në detajet e bisedës, por gjëja kryesore që bëri, më kujtoi karrierën që kam pasur deri më tani dhe momentet e mëdha që kam pasur”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shqipëri - Çeki, publikohen formacionet zyrtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.