Saturday, 16. May 2026
Sport

Camaj, Tuçi e Kuç titullarë, media malazeze: Shou i Edvin Kuç!

GS 12/10/2023 1 Min. Lesezeit

Mali i Zi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Libanit, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin e Podgoricës.

Futbollisti i kampionit të Kosovës, Edvin Kuç u paraqit titullar dhe në debutimin e tij ka shënuar dy gola.

“Shou i Edvin Kuç”, shkruan media malazeze “Vijesti”. 

Kuç, Marko Tuçi e Driton Camaj luajtën nga minuta e parë.

Camaj u zëvendësua në minutën e 46-të e Kuç në atë të 65-tën.  

Kuç ka shënuar në minutën e 16-të e në atë të 19-tën.

Camaj ka asistuar në golin e dytë.

Golin e tretë e realizoi Osmajiq në minutën e 69-të 

Për Libanin shënuan Darwiche (66’) e Haidar (80’).

Teilen: